Durrësi përmbytet sërish në pak minuta reshje
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2025, 11:31
Aktualitet

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje që disa rrugë në Durrës të mbulohen nga uji.
Akset rrugore janë bërë të pakalueshme nga kalimtaret, por kanë krijuar veshtirësi edhe për qarkullimin e automjeteve.
Përmbytje të tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në qytet, ndërsa qytetarët vënë në pikëpyetje kapacitetin e kanalizimeve për të përballuar reshjet e stinës ku asnjë nga instancat vendore nuk merr masa për ta zgjidhur këtë situatë.


