Transportonin thasë me kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona, sekuestrohet makina dhe 5 celularë

Aktualitet

Transportonin thasë me kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona,

Operacioni “Carry on” ka çmontuar një grup kriminal që tranportonte lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa, në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë 4 shtetas, J.M 27 vjeç, J.M, 35 vjeç,  Gj.H 28 vjeç dhe O.I 35 vjeç.

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Carry on”. U kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen, vihen në pranga 4 shtetas.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, të DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi proaktiv, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore tremujore, ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Carry on”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:  J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë;  Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.   Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.  

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion