Durrësi do të ngelë pa Kadastër, transferohet me polici në Tiranë

Aktualitet

Durrësi do të ngelë pa Kadastër, transferohet me polici

Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastrale pasi ajo do të zhvendoset në Tiranë.

Burimet kanë bërë të ditur se shkak për transferimin janë bërë proceset e tejzgjatura dhe burokracitë në kadastrat e qyteteve bregdetare që kanë ardhur për shkak të konflikteve mbi pronësinë.

Në fakt në Durrës më herët ka pasur edhe hetim prej prokurorisë për pronat e bregut.

Për shkak të rëndësisë së informacionit, transferimi i arkivit me dosjet, regjistrat hipotekorë e çdo gjë tjetër është bërë i mundur me praninë e policisë.

Burimet bëjnë me dije se shërbimet do të vazhdojnë në Durrës për sqarime dhe aplikime.

Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit fizik me njerëzit dhe për t’i orientuar më shumë drejt aplikimit online.

Në fakt, absurd duket fakti se deri më tani zyrat e Kadastrës së këtij qyteti kanë qenë të vendosura brenda një qendre tregtare.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës synon të stabilizojë zonat më problematike.

Kujtojmë këtu se Vlora gjithashtu ka hasur një sërë problematikash dhe në 10 muaj janë ndërruar 8 drejtorë kadastre, të cilët jepnin dorëheqjen vetëm pas disa ditësh ose javësh punë, shkruan OraNews.

Por duket se dhe atje është gjetur qetësia pasi prej thuajse një viti kur u emërua drejtori i kadastrës së Vlorës, Andi Binaj, nuk ka pasur më ndryshime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion