DURRES / Shkon në 14 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë

Aktualitet

DURRES / Shkon në 14 numri i drejtuesve të automjeteve të

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës thot se  ka shkuar në 14 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.

Gjatë monitorimit, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit në vendin e quajtur “Plepa” kanë ndaluar një automjet pasi drejtohej nga një i mitur. Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, i mituri 17-vjeçar, për të shmangur procedurat ligjore për këtë shkelje, iu ka ofruar atyre 20 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët për qarkullimin rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

Për një 16-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, i pa pajisur me leje drejtimi.
Për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar një motomjet pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve E. B., 26 vjeç, J. T., 24 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç. Këta shtetas u konstatuan në një automjet në lagjen nr. 4. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. B., shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël të dyshuar lënde narkotike kanabis. Ndërsa, gjatë kontrollit të banesave të shtetasve J. T. dhe A. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi të vogla të dyshuara lëndë narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

Ndaluan shtetasin në kërkim E. Gj., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 08.04.2026, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një farmaci.
Shpallën në kërkim shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14 dyshohet si autor i një vjedhjeje të kryer në një dyqan ushqimor, në pronësi të shtetasit B. H.. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me fjalë 49-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori për vlerësim:

Është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi I. P., 60 vjeç, pasi në banesë dyshohet se është vetëdëmtuar lehtë me kositëse bari. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë pa probleme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT