Veprimet e Policisë Tiranë: Arrestime dhe procedime për shkelje ligjore të ndryshme

Aktualitet

Veprimet e Policisë Tiranë: Arrestime dhe procedime për shkelje

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit D. B., 25 vjeç dhe E. M., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. D., pasi shërbimet e Komisariatit Nr. 3 i gjetën secilit sasi lënde narkotike Cannabis, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin D. D..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. H..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. M., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin M. B..

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin N. R..

Punohet për shoqërimin e shtetases S. H., pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe, në momentin që është konstatuar nga pronarja, në përpjekje për t’u larguar, është konfliktuar me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

Arrestuan shtetasin A. S., 26 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., pasi ka kanosur shtetasin B. F..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

L. I., 60 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje, në taracën e banesës së tij.
S. S., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

D. Xh., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
D. D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT