Durim Bami në paraburgim në Dubai! Vazhdon betëjën ligjore, më 24 dhjetor mbahet seanca gjyqësore

Aktualitet

Durim Bami në paraburgim në Dubai! Vazhdon betëjën ligjore,

I forti i Niklës Durim Bami vijon të mbahet i arrestuar në Dubai dhe po zhvillon një betejë të fortë me autoritetet atje me qëllim pengimin e ekstradimit, në një kohë që Shqipëria kërkon me cdo kusht ta sjellë në qelitë e paraburgimit. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Bami ishte arrestuar dhe  më herët në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ishte liruar më pas, për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Papritmas ai u ndalua për të dytën herë në Dubai, teksa ishte me familjen në qytet. Prej më shumë se një muaji e gjysmë ai mbahet në paraburgim dhe ka nisur betejën ligjore. Përmes avokatëve, ai ka marrë dosjen e SPAK në të cilën rezulton njëherazi edhe si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, por edhe në shënjestër të grupeve kriminale.

Beteja e tij me drejtësinë atje pritet të jetë e fortë, për shkak se Durim Bami rrezikon dëbimin, sikurse ndodhi me Plarent Dervishajn, i cili pas vitesh qëndrimi i strehuar në Dubai, u deportua në Shqipëri. Burimet thanë për News 24 se më datë 24 dhjetor është planifikuar të zhvillohet seanca e radhës ku edhe do të vendoset për fatin e të shumërkuarit.

Durim Bami akuzohet nga SPAK për krijim të kushteve për të kryer vrasje si dhe grup kriminal. Gjithashtu, ai kërkohej me cdo kusht nga grupi i drejtuar nga ish-deputeti spcialist Arben Ndoka për tu vrarë, pasi ai e dyshonte për ekzekutimin e vëllait Aleksandër Ndoka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion