Tubimi i PD, reagon policia: Mund të protestoni, por mos bllokoni rrugët

Aktualitet

Tubimi i PD, reagon policia: Mund të protestoni, por mos bllokoni

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë.


Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje organizatorëve të protestës se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve dhe se përbën përgjegjësi penale çdo bllokim i rrugëve. Opozita ka kërkuar tre orë leje, por përgjigja e policisë ka qënë nëgative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve për rreth 3 orë.

Në përgjigjen e kthyer PD, Policia thotë se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat në kryeqytet.

Skenari i opozitës do të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës. Do të bllokohen kryqëzime si: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson”dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës, Policia do të përdorë forcat e rendit, të Shqiponjave dhe FNSH. Po ashtu do të vendosen edhe autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast se do të jetë e nevojshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion