“Duhet drejtësi evropiane, jo ruse’’, Rama: S’duhet të ngrihet një holandez dhe të thotë…

Aktualitet

“Duhet drejtësi evropiane, jo ruse’’, Rama: S’duhet

Kryeministri Edi Rama është shprehur se SPAK dhe GJKKO duhet të bëjnë drejtësi Evropiane dhe jo ruse.

Rama: Po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit. Por s‘mund të rrimë dot pa folur, tani që Spak

dhe GJKKO që i ngritëm dhe i mbështetëm ne që ne i dhamë të gjithë hapësirën të bëjnë punën që bëjnë, por duhet drejtësi evropiane, jo drejtësi ruse, pavarësia është vetëm njëri nga kushtet dhe profesionalizmi dhe standardet e panegocionueshme, nuk dua që teksa ne po negociojmë me

BE të çohet një holandez dhe të thotë nuk kemi më asnjë dyshim që Shqipëria e ka vullnetin për të luftuar korrupsionin por s’ka gjykata dhe prokurori që respekton standartet demokratike dhe që njeh evropianisht që prezumimin e pafajësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion