“Dua të ketë një varr”- Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt, vëllai: Faleminderit që na ndihmuat!

Aktualitet

“Dua të ketë një varr”- Gjendet pas një muaji

Pas 29 ditësh që rezultonte i zhdukur, është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.

Në një deklaratë për mediat vëllai i të riut, Endri Karaj falenderoi të gjithë trupat e përfshirë në gjendjet e trupit të pajetë të 30-vjeçarit.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e vëllait tim. Falendëroj Forcat e Kosovës dhe ata të Shqipërisë që na ndihmuan”, tha ai.

Më parë, kur vëllai ishte ende i zhdukur, Endri bënte apel për gjetjen e tij.

“Kërkoj të më gjejnë vëllanë e të ma sjellin në shtëpi, ngjarjen e zbardh policia, dua nga shteti të më gjejë vëllanë të ma sjellë në shtëpi. Ta varros ta di ku e kam. Kemi kërkuar por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Është 9 ditë sot që nuk kemi asnjë shenjë prej tij. Nuk dihet fati i tij. I bëj thirrje kryeministrit që të kemi më shumë forca për ta kërkuar”, shprehej ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion