Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e magjistratëve dhe Presidentin e vendit, indeksohen me 2.5%

Aktualitet

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e magjistratëve dhe

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat do të indeksohen me 2.5%, duke shkuar në 156 825 lekë në muaj.

Sipas vendimit, paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 (zero pikë tridhjetë e gjashtë) me pagën e Presidentit të Republikës, do të indeksohet në masën 2,5%.

Pas indeksimit, vlera e pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë bëhet 156 825 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë/muaj.

Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.

Po ashtu është indeksuar edhe paga e Presidentit, po në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës së Presidentit bëhet 435 625 (katërqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekë në muaj.

Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionin e Presidentit të Republikës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion