U kap me kanabis pas një kontrolli rutinë, “Shqiponjat” arrestojnë 16-vjeçarin në Tiranë
Lajmifundit
/
10 October 2021, 08:43
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike në flagrancë. Blutë në njoftimin zyrtar bëjnë me dije se i mituri T.B u kap gjatë një kontrolli fizik nga “Shqiponjat”.
“Tiranë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale T. B, 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, njofton policia.


