Drejtonin grupin e drogës, këta janë dy vëllezërit Gurzi të arrestuar gjatë operacionit ‘Bllokut 33’!

Aktualitet

Drejtonin grupin e drogës, këta janë dy vëllezërit

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një organizate të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës më të njohura në kryeqytet dhe rrethina.

Të dy dyshohen si krerët e grupit kriminal me 42 anëtarë, nga të cilët së fundmi u prangosën 25 prej tyre dhe 8 u shpallën në kërkim.

Në kërkim mësohet se është edhe vëllai i tretë i tyre. Vëllezërit dyshohen si furnitorët me lëndë narkotike të shpërndarësve në zonën e ish-Bllokut. Shumë nga të arrestuarit janë banakierë dhe kamerierë lokalesh, teksa një prej tyre është femër.

Në mesin e të arrestuarve ka banakierë dhe kamerierë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës.  Gjatë kontrolleve të kryera së fundmi, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash. 

Më herët, gjatë hetimeve disamujore, janë prangosur edhe 9 të tjerë, duke e çuar në 42 numrin në total të personave të hetuar dhe 85 kilogramët e kanabisit të sekuestruar./Shqiptarja 

ME TE LEXUARAT