“Ka fantazma!” Dera e dollapit lëviz në mes të natës, Erjola ulëret e frikësuar, banorët...

Showbiz

“Ka fantazma!” Dera e dollapit lëviz në mes të

Julian Deda dhe Roza Lati kanë frikësuar Erjola Doçin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Teksa banorët po diskutonin në dhomën e gjumit, në një moment aktori ka hapur derën e dollapit me një shkop, ndërsa i tha moderatores se në shtëpi ka fantazma.

Duke ulëritur dhe e frikësuar, Erjola e pyeti Rozën nëse e shikoj edhe ajo derën që po hapej.

“Po e pashë edhe unë”- tha banorja, ndërsa modertorja u shpreh se ajo nuk është e çmendur.

“E kam parë një natë që ka lëvizur sikur kjo dhe thashë këtu ka fantazma se nuk ka mundësi”- vazhdoi Juli duke e frikësuar më shumë Erjolën, teksa në një moment kjo e fundit e shikoi aktorin që derën po e lëvizte ai me shkop.

Erjola u çua në këmbë dhe mori shkopin duke goditur me të Julin, i cili po shpërthente në të qeshura së bashku me Rozën  nga rrengu që i thurën moderatores.

Biseda:

Juli: Kush e lëvizi këtë more?

Erjola: O Jul

Juli: A të kam thënë që këtu ka diçka. Këtu lëvizin gjërat vetë o njeri

Erjola: Jo e lëvize me këmbë

Juli: Si më këmbë more, nuk e arrij dot

Roza: Jo nuk e arrin dot

Erjola: E pashë që lëvizi. Jul më thuaj çfarë bëre? Lëvizi kjo gjëja e pashë me sytë e mi.

Roza: E pashë edhe unë

Erjola: Ok, nuk jam e çmendur

Juli: E kam parë një natë që ka lëvizur sikur kjo dhe thashë këtu ka fantazma se nuk ka mundësi

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion