Dosja SKY ECC në Greqi, zbulohen emrat e 15 shqiptarëve të implikuar, mes tyre edhe i vrari Aleksandër Sadikaj!

Aktualitet

Dosja SKY ECC në Greqi, zbulohen emrat e 15 shqiptarëve të

Një operacion i ri, i dyti brenda një jave, është kryer nga policia greke bazuar në të dhënat e komunikimeve përmes aplikacioneve të koduara Sky ECC dhe EncroChat.

Mbi 24 persona janë arrestuar ditën e djeshme nga efektivë të Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se në dosjen hetimore janë përfshirë 15 shqiptarë, ku mes tyre është edhe emri i një personi që është ekzekutuar në Tiranë. Po ashtu në hetim janë edhe disa shtetas grekë. Moldavë, kinezë dhe gjeorgjianë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personat në hetim akuzohen për trafikim droge, pastrim parash, armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal etj.

Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 9.5 kg marihuanë (një pjesë e llojit SKUNK), 1450 bimë narkotike cannabis sativa, rreth 1.3 kg kokainë, 4 pistoleta, 1 çifte, 463 fishekë, 1 silenciator, 1 tytë arme, 6 krehëra, 16 thika, 2 shkopinj, 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 17 lëndë piroteknike, 6 peshore, 1 grirës droge, materiale për vjedhje, 1 orë e shtrenjtë, 49 celularë, 4 laptopë, 3 tableta, 1 kartë identiteti false, 1 numërues kartëmonedhash, 1 hard disk, mbi 30 automjete, 7 motorra, 475.300 euro, 7.400 lekë shqiptare, 160 dollarë australianë, 2 senti ganeze, 140 slot polake, 160 dirham të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 lirë floriri.

“Top Channel” ka zbardhur edhe emrat e shqiptarëve që drejtojnë grupet kriminale, ku mes tyre është edhe emri i Aleksandër Sadikajt, i vrarë në Shqipëri në 2022. Po ashtu shqiptarët që drejtonin grupe kriminale janë Denis Grabocka Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.

Shqiptarët e arrestuar:

Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça

Meriola Grabocka, 39 vjeç nga Korça

Andon Salati, 32 vjec nga Vlora

Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora

Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora

Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora

Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora

Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora

Englantina Pando, 57 vjeç

Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana

Armand Kola, 32 vjeç

Marjus Pashaj, 28 vjec nga Vergo, Delvinë

Të shpallurit në kërkim

Elson Hajredini, 34 vjeç

Viktorio Qytyku, 30 vjeç

Pjesë ishte e emrave ishte edhe Aleksandër Sadikaj, por që është i vrarë me një atentat me bombë në makinë.

 

 

 

ME TE LEXUARAT