U zhvatën gjermanëve 50 mln euro me kriptovaluta, dënohen nga 6. 8 vite burg Irisa Puca e Adrian Korriku
GJKKO ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg Irisa Puca e Adrian Korriku, të cilët akuzohen se përmes Call Center-ave mashtronin qytetarë të Bashkimit Evropian. Ndaj tyre u krye gjykim i shkurtuar, me trup gjykues Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, të cilët i shpallën fajtor për dy akuza.
Irisa Puca: Fajtor për "Mashtrimi kompjuterik" dhe "Grupi i strukturuar kriminal", e dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.
Adrian Korriku: Fajtor për "Mashtrimi kompjuterik" dhe "Grupi i strukturuar kriminal", i dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtojmë se më më 11 nëntor të 2022 Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, Eurojust dhe Europol, organizuan operacionin e quajtur “FRIDA-REFOX”, ku bastisën 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri.
Në lidhje me këtë ranë në pranga 4 persona. Irisa Puca, Adrian Korriku, Bernardo Saraçaj dhe Erind Pysqyli. Nga hetimet rezultoi se disa nga kompanitë që mashtonin shtetas të ndryshëm kryesisht gjermanë, ishin në pronësi të biznesmenti Amant Josifi.
Pre e kësaj skeme të mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e Call Center. Nga kjo skemë viktimë ka qenë dhe një e moshuar rreth 80 vjeç e cila humbi 800 mijë euro.