Dorëhiqet Komandanti i Gardës së Republikës, Balla do emërojë drejtuesin e ri

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra ditën e djeshme.
Mësohet se kërkesa e tij për largim nga detyra është pranuar nga ministri Taulant Balla.
Nuk dihen ende shkaqet pse Sako vendosi të dorëhiqej nga posti pas 11 vitesh shërbim, apo sepse bëhet fjalë për një ristrukturim të Gardës së Republikës.
Ende nuk ka një emërim të ri, por pritet që javën që vjen kreu i Gardës do të zëvendësohet.
Gjatë dorëzimit të formularëve për SKY ECC një efektiv i Gardës, i identifikuar si Adnan Lleshi është përjashtuar, pasi ka firmosur që kishte përdorur aplikacionin.
“Nuk e dija që është e ndaluar”, është shprehur efektivi i Gardës.
Garda se fundi ka marre ne mbrojtje prokuroret e SPAK, ndersa ka qene ne vijen e pare te perplasjes me opoziten gjate tensioneve te muajve te fundit ne sallen e Parlamentit.


