Sherr mes të rinjve, plagosen me thikë 3 persona në Vlorë

Aktualitet

Sherr mes të rinjve, plagosen me thikë 3 persona në Vlorë

Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në plagosjen e tre prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Të plagosurit janë dëmtuar me thikë dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Policia ka mundur të arrestojë një 18-vjeçar si një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

“Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika)”, njoftoi policia.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim një person tjetër si i dyshuar i përfshirë. Ndërkohë vijon puna për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti

ME TE LEXUARAT