Doktori shqiptar tregon historinë e pabesueshme: I hapa zemrën djalit afrikan dhe luajti futboll pas 2 ditësh

Aktualitet

Doktori shqiptar tregon historinë e pabesueshme: I hapa zemrën djalit

Kardiokirurgu i njohur shqiptar Altin Veshti, ka ndarë me publikun një histori të pabesueshme suksesi. Ai ka treguar që vite më parë, mori guximin të ndërmerrte një operacion zemre, tepër të rrezikshëm, ku pacient ishte një 9 vjeçar afrikan.

Veshti tregon se pavarësisht mosbesimit ndaj tij, arriti që ndërhyrja të kthehej në një sukses. Madje tregon me entuziazëm se luaji me të miturin futboll në korridoret e reanimacionit, vetëm dy ditë pas operacionit në zemër.

Operova një djalë 9 vjeç në Eritera. U diskutua shumë a duhej bërë ky operacion apo jo. Unë me eksperiencën e Shqipërisë, se kjo është le të themi, fillimet e mia kanë qenë si një Eritera. Unë thash nuk duhet t’i bëjmë një operacion paliativ, por duhet ta korrigjojmë që të mos merremi më me këtë fëmijë.

Ky është 9 vjeç dhe do të jetojë jetën normale. Isha kundër të gjithëve, më besuan. E bëra, shkoi shumë mirë, dhe dy ditë pasi i kishim hapur zemrën, doli.. Unë kam një video shumë të bukur, që unë luaj futboll me atë djalin në korridoret e reaminacionit. Kjo është një që s’më ka ndodhur asnjëhërë në jetën time.

I ndryshoi jeta, iu korrigjua zemra, do të bëjë jetë normale,” tregoi Altin Veshti.

ME TE LEXUARAT