"Do t'ju vras"/ Kërcënoi motrën dhe 3 nipërit për t’u marrë paratë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Aktualitet

"Do t'ju vras"/ Kërcënoi motrën dhe 3 nipërit

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pas akuzave për shantazh dhe dhunë në familje. Mediat italiane raportojnë se 26-vjeçari shqiptar ua kishte kthyer jetën në “Ferr” motrës dhe tre fëmijëve të saj të vegjël, pasi përdorte shpesh dhunë mbi ta.

34-vjeçarja shqiptare e cila jetonte në Rimini, ka dalë sëbashku me tre fëmijët e saj në rrugë dhe ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi vëllai i saj i kishte kërcënuar me jetë.

26-vjeçari kishte nxjerrë thikën dhe kishte kërcënuar të motrën në sy të tre djemve të saj më i madhi 12-vjeç dhe më i vogli 4 vjeç, duke ju thënë se do t’;i vriste nëse nuk i jepnin lekët.

Pasi kanë mbërritur forcat e policisë gruaja ka treguar se prej dhjetorit ajo, bashkëshorti i saj dhe fëmijët ndiheshin të kërcënuar nga vëllai, i cili ju kërkonte vazhdimisht para.

Nga ana tjetër 26-vjeçari ka rrëfyer në polici se ka humbur durimin pasi motra i ka mohuar cigaren. Zëvendësprokurorja Davide Ercolani, nisur nga rrezikshmëria e burrit, ka kërkuar arrestimin e tij dhe 26-vjeçari ka përfunduar në burg me akuzën e kanosjes dhe përndjekjes së rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion