Gjenden 10 turistët që mbetën të bllokuar në Bogë, njëri prej tyre ka thyer këmbën

Aktualitet

Gjenden 10 turistët që mbetën të bllokuar në Bogë,

Pas disa orë kërkimesh, uniformat blu së bashku me disa ekipe vullnetare kanë mundur të lokalizojnë pas mesnatës 10 turistët e mbetur të bllokuar në Bogë. Policia u njoftua se një grup personash ishin bllokuar në zonën turistike të Bogës, teksa njëri prej tyre ishte lënduar.

Mësohet se i dëmtuar është Kledison Doci, i cili bëhet me dije se ka thyer këmbën. Pas lokalizimit nga policia është bërë i mundur dërgimi i tij në spitalin rajonal të Shkodrës.

Po ashtu në operacion janë përfshirë edhe ekipe vullnetare, si Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile së bashku me Shërbimin e Kërkim Shpëtimit Malor, të cilët kanë mundur t’i japin ndihmën e parë turistit të lënduar, si dhe personave të tjerë të bllokuar.

ME TE LEXUARAT