“Do të hapet Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama: Po plotësojmë flotën tonë me helikopterë zjarrfikës dhe drone!

Aktualitet

“Do të hapet Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”,

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj.

Në takimin e sotëm me sektorin e shërbimit zjarrfikës, Rama tha po punohet çdo ditë po ashtu për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen.

“Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës.


Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme.

Jemi duke u marrë përditë me porositjen e dronëve me kamera termike për monitorim në kohë reale pyjet dhe kapjen sa më shpejt sinjalin e zjarrit, sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje, për ripërtëritjen e territoreve që digjen nga zjarret.

Të pasurojmë flotën ajrore dhe me avionët zjarrfikës”, deklaroi kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion