EMRI, u kap me 8 kg kokainë, shqiptari "kyç gojën" në Gjykatë: Malli vlen më shumë se koka ime

Aktualitet

EMRI, u kap me 8 kg kokainë, shqiptari "kyç gojën"

Gjykata në Francë ka dënuar me 4 vjet heqje lirie 22-vjeçarin shqiptar Mirsen Meti, i cili u kap disa ditë më parë me 8 kg kokainë dhe një sasi poleni cannabis.

 Ashtu si edhe në paraburgim, ky i riu me kombësi shqiptare nuk ka dashur të thotë shumë gjatë gjykimit të tij, duke thënë se ka frikë për jetën e tij. “Dëshiroj të hesht” është shprehur ai. “Kokaina e gjetur në makinë vlen më shumë se koka ime” ka vijuar më tej.

Meti u kap në 3 maj në Saint-Etienne-de-Montluc, ku oficerët e doganës dhe qeni i tyre zbuluan kokainë dhe polen cannabis. Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165 që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan). Pranë Sant-Etienne-de-Montluc, në Loire Atlantique, oficerët e doganës ndaluan një automjet tip “Golf” që vinte nga jugu i Francës.

Brenda mjetit u gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe një sasi poleni cannabis. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Mirsen Meti, i cili kishte destinacion rajonin e Lorientit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion