Djali i Sherif Merdanit: Besonte shumë Zot, iku i lumtur! Nuk do zgjidhja kurrë baba tjetër!

Artist i madh, Sherif Merdani u nda nga jeta, në moshën 81-vjeçare pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. Në ditën që atij iu dha lamtumira, djali i tij Gerard Merdani është shprehur para kamerave për marrëdhënien e veçantë që kishte me të atin.
“Turneu që keni bërë bashkë është një ndër kujtimet e veçanta për shkak të diferencës së tij të oshës dhe atë turne e kujtoj me shumë nostalgji. Pata njohur një baba në atë kohë me një energji të pashterueshme.
Turneu është quajtur ku më mbete ti rini të ‘let it be’, unë dua ta mbyll me katër vargjet e fundit, brezi ynë nuk mund të vdesë jo jo, fshehur botës i paharruar dhe me diellin çdo mëngjes, let it be kam për të kënduar. Dhe ai lart me engjëjt do të këndojë i lirë.
Ka qenë shumë i lumtur. Besonte shumë në zot dhe zoti i dha mundësi të shikonte disa vite të lumtura. Unë besoj që jam ndër moshatarët e mi që di më shumë për periudhën e komunizmit. E vuante, nuk ia falte dot sistemit atë që i kishin bërë. Por jetonte sikur jetën ia kishte borxh.
“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar.
Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë.
Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Sinfonia e nënës’”, tha ai.


