Fauci pro vaksinimit të fëmijëve: Është më mirë që të injektohen, para se të shkojnë në shkollë

Bota

Fauci pro vaksinimit të fëmijëve: Është më

Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për koronavirusin, tha se ai mbështet idenë e vaksinës kundër Covid-19 për fëmijët që ndjekin shkollat.

“Unë besoj se përdorimi i vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë është një ide e mirë”, ka thënë Dr.Fauci.

Këshilltari i Biden e kuptoi që ideja do të përballej me shumë rezistencë, por ai tha se qeveria ka urdhëruar prej kohësh bërjen e vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë. “Kjo nuk është diçka e re,” tha Fauci. “Ne e kemi bërë këtë për dekada dhe dekada, duke kërkuar vaksinime të poliomielitit, fruthit, shytave, rubeolës, hepatitit”.

Dr Scott Gottlieb, një ish komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave i cili është në bordin e Pfizer, tha se vaksina e kompanisë mund të jetë e disponueshme për fëmijët nën 12 vjeç para sezonit të festave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion