Ditë aksidentesh në Shkodër! Regjistrohen tre viktima, dy të moshuar përplasen nga makinat

Aktualitet

Ditë aksidentesh në Shkodër! Regjistrohen tre viktima, dy të

Ditë aksidentesh në Shkodër! Regjistrohen tre viktima, dy të moshuar përplasen nga makinat, tjetri nga motori NJOFTIMI/ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT