“Dita e verës nga Elbasani në Dibër, plasi syri i keq”, Rama flet për hapjen e tunelit të Murrizit

Aktualitet

“Dita e verës nga Elbasani në Dibër, plasi syri i

Kryeministri Edi Rama doli në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale për episodin e tij të radhës në rubrikën “Sy m’ sy”. Ai e nisi këtë bashkëbisedim me qytetarët me pamje nga tuneli i Murrizit, që u shpreh se do të hapej për Ditën e Verës.

“E nisa me tunelin dhe pyeta gjejeni se ku është. Dhe pati komente interesante me sa pashë. Është bukur për ta hapur me këtë pjesë, sepse përgjigjet ishin interesante.

Disa u morën me bojaxhinjtë që ishin në fund të tunelit, që e lyenin me rula si në kohën e ‘qepës’. Tuneli më i shtrenjtë në tërë globin për metër që lyhet me dorë. Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur dhe shumë kanë ikur nga kjo botë duke e pritur.


Mendoj se e plasi syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel u mblodh e gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr. Nesër, tuneli i Murrizit hapet, përkon dhe me Ditën e Verës. Nesër, Ditë Vere nga Elbasani në Dibër, e në të gjithë Shqipërinë.

Një pjesë tjetër e kishin me rregullat e qarkullimit. Një gjë bie në sy, që makina juaj po bën thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Është tuneli i Murrizit, është lart. Rruga e Arbrit, tuneli i Murrizit… Ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve është që kemi krijuar kuota që deri dje ishin të paarritshme”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion