Dita e tretë e rinumërimit të votave në Tiranë, hapen 218 kuti! Ja sa vota humbi PD

Aktualitet

Dita e tretë e rinumërimit të votave në Tiranë, hapen

Sot është dita e tretë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi nisi në orën 09:00.

Deri më tani janë hapur 218 kuti nga 1282 në total të qarkut të Tiranës, ku janë konstatuar disa gabime të vogla, të cilat deri më tani kanë efekt të papërfillshëm në rezultatin për mandatet. 

Nga ky proces, deri më tani PD ka humbur 106 vota, ndërsa PS 108. Për sa u takon kandidatëve Ilir Alimehmetit të PD i zbriten 20 vota të pamerituara, 9 Jorida Tabakut dhe 13 Ilir Metës.  As në kampin e PS nuk ka ndryshim. Nga rinumërimi, Olta Xhaçkës i janë zbritur 14 vota ndërsa Gjylametit 1.

Vetëm për qarkun e Tiranës, procesi i rinumërimit sipas KQZ mund të zgjasë rreth 10 ditë, ku në total do të hapen 1282 kuti votimi ose rreth 400 mijë fletë votimi. Pas Tiranës, do rinumërohen 587 kuti të Fierit, dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës (275 kuti brenda vendit + 85 nga Diaspora).

ME TE LEXUARAT