Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej tyre mengjesi i gjeti aty pasi e gdhine ne bulevbard.
po ashtu per here te pare ne kete te diele në zonën para godines se kryeministires ndodhet një numër më i vogël qytetarësh edhe ne oret e paradites ndryhshe , të cilët kanë vendosur edhe dy çadra dielli dhe po qëndrojnë në pritje të grumbullimit më të madh që zakonisht ndodh në orët e mbrëmjes.
Në shkallët e Kryeministrisë, ndërkohë, janë vendosur dhe stivosur një numër i madh këpucësh nga protestuesit ndërsa efektivët e policisë herë pas here u kanë bërë thirrje qytetarëve që të lirojnë hapësirat dhe të mos bllokojnë zonën.
Ata vijojnë të qëndrojnë në shesh në pritje të tubimit të përditshëm, ndërsa pritet që në orët në vijim numri i protestuesve të shtohet si në ditët e kaluara.


