Aksident i RËNDË në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç! Makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit (EMRAT)

Aktualitet
Aksident i RËNDË në aksin e vjetër rrugor

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç. Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga 24-vjeçari Luljan Vena, është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonte Gjin Kola.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme. Mësohet se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa dyshimet e para përqendrohen te pakujdesia e drejtuesit të automjetit, deri në pritje të ekspertizës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion