Disa makina përfshihen në aksident, bllokohet autostrada Durrës-Tiranë

Aktualitet

Disa makina përfshihen në aksident, bllokohet autostrada

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas informacioneve praprake, mësohet se në aksident janë përfshirë disa makina. Mjeti tip “Opel” dhe “Volkswagen” kanë  pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, sakaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata kilometrike me makina, duke sjellë kështu edhe bllokimin e autostradës teksa vjen nga Durrësi për në Tiranë.

 

ME TE LEXUARAT