Dimër në mes të pranverës, reshje dëbore në juglindje

Aktualitet

Dimër në mes të pranverës, reshje dëbore në

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në qarkun e Korçë janë regjistruar reshje të pakta bore, kryesisht në aksin Boboshticë–Dardhë, veçanërisht në segmentin nga Muri i Musait deri në Majën e Bigllës.

Edhe pse jemi në sezonin e pranverës, zona e Dardhës është përfshirë nga reshje të lehta, duke krijuar një situatë tipike dimërore për shkak të terrenit malor.

Sipas burimeve zyrtare, kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e sigurisë dhe qarkullimit normal të automjeteve.

Në pjesë të tjera të qarkut nuk raportohen reshje bore. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion