Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Aksidenti ka ndodhur në Bypass, ku një mjet tip Benz ka goditur shtetasin Odisa Petro, 43 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e kësaj goditjeje, ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar drejt spitalit të Lushnjës. Sipas informacioneve nga spitali, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak i aksidentit është fakti që drejtuesi i biçikletës ka humbur kontrollin, duke dalë në karrexhatën ku udhëtonte automjeti.

Edhe pse drejtuesi i automjetit ka frenuar, nuk e ka shmangur dot goditjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion