Digjet makina e francezit në Vlorë!
Lajmifundit
/
7 Shkurt 2025, 20:59
Aktualitet

Një automjet ka marrë flakë në Zvërnec të Vlorës.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar ndërsa forcat e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.
Automjeti ka qenë në pronësi të shtetasit francez me iniciale A.D.
Priten detaje në vijim.
"Vlorë/Informacion paraprak.
Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


