Virozat e stinës/ Mjeku infeksionist: Ja gripet që qarkullojnë
Lajmifundit
/
7 Shkurt 2025, 15:47
Soft

Fluks virozash edhe në shkurt.
Mjeku Gentian Stroni deklaroi se në qarkullim është gripi i tipit A dhe ai B. Ai tha se në qarkullim është edhe koronavirusi.
"Virozat e stinës sjellin probleme respiratore. Qarkullon gripi i tipit A dhe B e nëntipet e tyre.
Janë disa viruse që ndikojnë në traktin respirator.
Kur themi që m’u rikthye gripi, është se ka shtame të ndryshme. Duke qenë se njerëzit rrinë afër njëri-tjetrit, gripi përhapet më lehtë. Në qarkullim është edhe Covid-i.", tha ai.


