Digjet gjatë natës banesa e pabanuar në Sarandë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Aktualitet

Digjet gjatë natës banesa e pabanuar në Sarandë, shkrumbohen

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të së mërkurës në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.

Zjarrfikësit dhe policia sapo u njoftuan për zjarrin, shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake. Ndërkohë, banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion