Droni kap në flagrancë “fermerët” e barit në Shkodër, shkatërrohen mbi 10 mijë bimë

Aktualitet

Droni kap në flagrancë “fermerët” e barit në

Policia në qarkun Shkodër vijon megaoperacionin “Territor i pastër”.

Me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike janë zhvilluar kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut.

Në këtë fazë të megaoperacionit u përfshinë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, Komisariati i Policisë Vau i Dejës dhe 2 njësi të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Për kontrollet e territorit u angazhuan 30 grupe kontrolli (gjithsej 170 punonjës policie) dhe 6 dronë të cilësisë të lartë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 10 536 bimë dhe 728 fidanë cannabisi.

Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike të mbjellura në tokë.

Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë cannabisi të mbjellura në tokë dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë (ende të pambjellur në tokë).

Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë cannabisi të mbjellura në tokë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit për asgjësimin e bimëve narkotike, grupet hetimore, gjatë këqyrjes së vendngjarjeve, kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Lidhur me operacionin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një #territoripastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj Policinë e Shtetit e cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni. Edhe një herë përgëzime DVP Shkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis”, shkruan ai. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion