Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

Bota

Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, i shoqëruar me mesazhin: “Qetësia para stuhisë”.

Në foton e postuar në platformën Truth Social, Trump shfaqet i rrethuar nga anije ushtarake, ndërsa në sfond duken re të errëta dhe rrufe.

Postimi vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme. Sipas raportimeve të gazetës The New York Times, SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitjet më intensive për sulme të mundshme ndaj Iranit që nga armëpushimi i muajit të kaluar.

Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme kanë deklaruar se të dy vendet synojnë të jenë gati për veprim që javën e ardhshme.

Deri tani nuk ka reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë lidhur me postimin e Trump apo raportimet për përgatitje ushtarake.

Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion