Diell në gjithë vendin, si parashikohet moti për sot
Lajmifundit
/
18 Prill 2026, 09:18
Aktualitet

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.