Diell e shi, parashikimi i motit për sot
Lajmifundit
/
10 Tetor 2024, 07:48
Aktualitet

Kjo e enjte parashikohet të jetë me diell dhe alternime vranësirash e shi.
Temperaturat minimale këtë mëngjes kanë shënuar 9 gradë Celsius.
Maksimalja pritet që të arrijë deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë 10 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 5 ballë.


