“Babalja”, Fatmir Xhafaj: Dy grupe kriminale të interesuar për këtë çështje

Politikë

“Babalja”, Fatmir Xhafaj: Dy grupe kriminale të interesuar

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, ka folur për herë të parë publikisht pas 6 vitesh në një emision televiziv për dosjen “Babalja”.

Në intervistën ekskluzive në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Xhafaj u shpreh se dy gupe kriminale konkretisht ai i Elbasanit dhe i Kurbinit kanë qenë të interesuar lidhur me këtë inskenim, sipas tij për shkak të përplasjeve publike që këto të fundit kanë pasur me ish-ministrin gjatë detyrës së tij.

Ndër të tjera Xhafaj shprehet se në kundërshtim nga ajo çfarë thuhet vëllai i tij nuk ka qenë asnjëherë në burg me ‘Babalen’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatmir Xhafaj: Dështoi Olldashi nuk u transmetua, dhe s’pati asnjë efekt. Pretendoi se është takuar me vëllain tim, por është ‘fake’ se këto janë qelizat telefonike.


Në datën 24 Tetor ku është gjendur Babalja dhe Olldashi dhe ku është gjendur im vëlla. Këta kanë qenë në Vlorë vëllai im ka qenë në Vlorë. Nuk mund të takohet një njeri që është në Fier dhe një që është në Vlorë.

Blendi Fevziu: Por mund të ketë qenë ditë tjetër, jo atë ditë të përgjimit.

Fatmir Xhafaj: Një herë kam vajtur thotë Olldashi, ka thënë kam shkuar një herë në Vlorë dhe ka përcaktuar datën 24 Tetor.

Blendi Fevziu: Gjatë kësaj kohe vëllai juaj ishte takuar me Babalen ndonjëherë .

Fatmir Xhafaj: Asnjëherë.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurtë për këtë?

Fatmir Xhafaj: Janë dy njerëz që jetojnë në një qytet dhe janë parë. Ka vetëm në 4 vite janë marrë tabulate e tyre dhe janë vetëm 4 telefonata të marra nga ai, nga 30 sekonda.

Blendi Fevziu: A ka qen në burg vëllai juaj me Babalen?

Fatmir Xhafaj: Seriozisht e ke këtë gjë. Kjo është të ngresh emision mbi një mashtrues.

Blendi Fevziu: Ka qenë apo jo në burg?

Fatmir Xhafaj: Jo, por jo mo jo.

Blendi Fevziu: Po pse do ta sajonte gjithë këtë histori, pse do të vetëofrohej.

Fatmir Xhafaj: Jo ky nuk u vetëofrua. Ky u ofrua dhe është ofruar nga njerëzit dhe ka qenë në interesin e Partisë Demokratike për ta bërë këtë gjë. Përfitimi ishte që do të shkonte në azil siç ndodhi me ndihmën e Partisë Demokratike, siç e ka provuar vetë Salianji. Ky ishte shkëmbimi midis tyre kundrejt 200 mijë Eurove që do të paguhej sepse qëllimi ishte që të inskenohej kundër meje dhe pas kësaj kanë qenë grupet kriminale.

Blendi Fevziu: Kush grupe kriminale?

Fatmir Xhafaj: Aq sa di unë dy grupe kriminale një i Elbasanit dhe një i Kurbinit që kanë qenë të interesuar për shkak të përplasjeve publike që kanë pasur me mua gjatë kohës që kam qenë ministër.

Blendi Fevziu: Dy grupe kriminale kanë qenë të përfshirë në këtë inskenim?

Fatmir Xhafaj: Po po, sipas meje po dhe e kanë mbështetur gjithë këtë proces. Ndërkohë ka qenë i interesuar lidershipi politik i Partisë Demokratike për të më goditur mua politikisht dhe e ngritën të gjithë këtë mbi një mashtrues.

ME TE LEXUARAT