Dhunuan nënën dhe bashkëshorten, arrestohen dy korçarët

Aktualitet

Dhunuan nënën dhe bashkëshorten, arrestohen dy

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip "Volkswagen", të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

Dh. M., 71 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje (me të cilën është në proces divorci).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 71-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe dy granata dore.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

M. T., 32 vjeçe, banuese në Korçë, pasi me vetëgjyqësi, dyshohet se nuk i dorëzon një automjet, kompanisë në të cilën 32-vjeçarja punon si menaxhere, me pretendimin se ky subjekt ka për t'i shlyer asaj detyrime financiare;

A. J., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e një shtetasi tjetër, 32-vjeçarit iu gjet në celularin e tij, një faqe që shërbente për vendosjen e basteve sportive;

D. ZH., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, i cili nga verifikimet rezultoi i palicencuar, u kap duke vënë baste sportive, me anë të celularit të tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. L., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Trebinjë, dyshohet se ka dëmtuar dyert dhe ka tentuar të vjedhë në banesën e xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion