Sherr mes vëllezërve në Bulqizë, arrestohet 29-vjeçari

Aktualitet

Sherr mes vëllezërve në Bulqizë, arrestohet

Bulqizë/U konfliktua dhe dhunoi vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë  parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia kapi dhe vuri në pranga 29-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Gjeologu”, po  konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar  menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe  arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion