Shpërblim me 500 euro për policët që u plagosën gjatë aksioneve në veri

Kosovë&Rajon

Shpërblim me 500 euro për policët që u plagosën

KOSOVË – Sindikata e Policisë së Kosovës ka marrë vendimin që të shpërblejë me 500 euro të gjithë policët e plagosur ose të lënduar në veriun e Kosovës, si dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.

Sipas vendimit të Këshillit Drejtues, paratë do të ndahen për policët që janë anëtarë të Sindikatës.

Vendimet në Mbledhjen e Këshillit Drejtues:

Me datë 06.03.2024 Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikal për zyrtarët policorë të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.

 

Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marr vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtar të kontaktohen dhe t’ju mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë.

Mjetet financiare do të ndahen nga donacioni i dhuruar nga fondi humanitar GOLDEN EAGLE dhe nga fondi i anëtarësisë së SPK-së.

Për fondin humanitar të dhuruar nga fondacioni GOLDEN EAGLE, Sindikata e Policisë së Kosovës falënderon publikisht donatorin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion