Dhunoi mjeken në spital, arrestohet i riu në Shijak
Lajmifundit
/
28 Janar 2022, 11:47
Aktualitet
Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka goditur mjeken në spitalin e Shijakut.
Mësohet se nga 33-vjeçarit me inicialet D. I., 33 vjeç, banues në Shijak rëndon akuza për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital”, njofton Policia