Dhunohet pronari i hotelit në Ksamil! Zbardhet shkaku i konfliktit mes dy biznesmenëve, pranga autorit

Aktualitet

Dhunohet pronari i hotelit në Ksamil! Zbardhet shkaku i konfliktit mes dy

Detaje të reja dalin lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy biznesmenëve, Agim Taraj pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’ dhe Albert Pashaj i dhunuari, i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.

Sipas Bw ngjarja ka ndodhur në hotelin e të dhunuarit, në sy të fëmijëve të tij. Ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve për vendosjen e plazhit para hotelit. Mësohet se dy biznesmenët kanë pasur konflikt për plazhin se kush do ta kishte në zotërim.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka vënë në pranga autorin Agim Taraj.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion