Dhunë në familje dhe vjedhje, 2 të arrestuar në Skrapar dhe Poliçan

Aktualitet

Dhunë në familje dhe vjedhje, 2 të arrestuar në Skrapar dhe

Policia e Skraparit ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit të shpallur në kërkim për dhunë. Sipas policisë, shtetasi P.M akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa u shpall në kërkim 4 ditë më parë. Ndërkohë është arrestuar edhe një 42-vjeçar në Poliçan, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteritë në një banesë.

“Skrapar/Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor P.M., 30 vjeç, banues në Skrapar, pasi në banesë më datë 06.09.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.


Poliçan/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.A., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap duke u larguar për në Tiranë me disa bizhuteri që dyshohet se i ka vjedhur në banesën e shtetases V.L. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion