Dhuna e fisit Rarja në Borizanë, "shkrihet" policia e Krujës

Dhuna barbare me protagonistë fisin Rraja në Borizanë, duket se do të sjellë ndryshime në policinë e Krujës.
Paralajmërimi vjen nga Policia e shtetit, përmes komunikatës për shtyp, ku njoftoi arrestimin e 4 personave të tjerë lidhur me ngjarjen.
“Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.” thuhet në deklaratën e policisë.
Po gjatë kësaj të shtune ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi një takim, i cili zgjati për rreth 5 orë në zyrën e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Konkretisht mesohet se ne policine e Krujes jane larguar te gjithe drejtuesit dhe efektivat deri ne nivel zbatues, te cilet do te rinovohen me punonjes te rinj per te shmangur familjaritetin me anetaret e fisit Rraja ne Kruje.
Pikerisht kjo situate mesohet se ka sjelle edhe mosveprimin e policise dhe vonesen e saj ne reagimin ndaj situates se dhunes ndaj banoreve te Borizanes.


