"Dhimbje që nuk ka për t’u harruar", familjarët e çiftit që vdiqën në Lezhë rikthehen në vendngjarje!

Familjarët e 33-vjeçarit Paulin Zefi i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik bashkë me bashkëshorten, Zhkalina Hysi janë rikthyer sot në vendin e ngjarjes.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e 12 Shkurtit, kur dy të rinjtë po udhëtonin me mjetin tip “Audi”. Ata u përplasen me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin.
Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa pasagjerja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës në Tiranë ku dhe ndërroj jetë disa orë më pas, duke çuar në dy numrin e viktimave.
Xhaxhi i Paulinit deklaron se ky aks duhet të ketë të tjera standarde pasi, përgjatë viteve të fundit janë shënuar një numër i lartë aksidentesh me pasoja fatale.
“Para dy ditësh kemi pësuar një humbje të madhe, kemi humbur nipin tonë Paulinin, bashkë me bashkëshorten. Gjej rastin të përshëndes të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hidhërimin tonë, duke na ngushëlluar me mesazhe, duke na qëndruar pranë.
Siç e shihni dhe ju, dhe në bazë të pamjeve që kam parë herë të tjera kam vënë re që kjo është një rrugë që i duhet kushtuar e gjithë vëmendja sepse shumicën e aksidenteve që kanë ndodhur në këtë segment rrugor shumica e aksidenteve ka qenë me pasoja të mëdha.
Duhet të venë një dorë të paktën sepse po shkojnë edhe drejt fluksit veror, është e pashmangshme që një veprim i gabuar i drejtuesit të mjetit të mos sjellë pasojën e rëndë. Lus Zotin dhe iu kërkoj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë normat e Kodit Rrugor se një veprim i gabuar prej tyre do të sjellë një pasojë të pashmangshme për ta, për familjen e tyre, por edhe një dhimbje që kurrë në botë nuk ka për t’u harruar.
Ne sot që po flas jemi kthyer nga varrimi i dytë i nuses së Paulinit.
Është policia ajo që ndan veprimet”, tha Sokol Zefi.


