"Po lë kokrrën e namit..."/ Ish-banori i BB thumbon aktoren: Nëse do të më mallkosh thuaj paç një si Egli!

Indriti është eliminuar mbrëmjen e djeshme nga gara për çmimin e madh.
Në intervistën në studio, i pyetur se çfarë nuk shkoi si duhet gjatë rrugëtimit të tij në këtë format, ish-banori u shpreh se vendosi të qëndronte pak i stepur pasi nuk dëshironte të dilte nga vetja gjatë debateve në të cilat nuk kurseheshin as familjarë e as sendet personale në shtëpi.
Mirëpo, kush e fiton Big Brotherin sipas Indritit? “Ajo që dua unë ta fitojë është Danja, por personi që e fiton është Gjesti”- tha ai.
Ledioni: Po për këtë gjykohet Egli edhe sot e kësaj dite…
Indriti: Eglit i thashë sot para se të dilja që vetëm të të thonë se po lë kokrrën e namit sepse nuk kanë se si ta thonë më troç.
Arbri: Pse, kuptohet edhe brenda shtëpisë kjo gjë apo jo?
Indriti: A kuptohet the? Është e tmerrshme. Të isha unë do të kisha ikur, do kisha dal nga shtëpia. Do ikja me vrap të betohem.
Ledioni: Ti je xheloz sepse nuk ke pasur një gocë ashtu…
Indriti: O Zot mos më ardhtë kurrë, nëse do të më mallkosh më thuaj ‘paç një si Egli’.


