Aksidenti që mori jetën e dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës, dëshmitarët: E kemi paralajmëruar shoferin

Aktualitet

Aksidenti që mori jetën e dy fëmijëve dhe plagosi

Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë janë përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dëshmitarët i kanë treguar korrespondentes së Top Channel Vali Qyrfyçi momentet e tmerrit në vendngjarje.

“Shteti është për të vënë gjobat. Patrullat vënë gjoba në autostrada, nuk vijnë këtu të kontrollojnë lagjet. Kush i kthen më këta? Shteti gjobit kur nuk është për të gjobitur, jo ata që janë në faj. Duke luajtur letra në trotuar ishin”, u shpreh një nga dëshmitarët.

“Ishin fëmijët e lagjes sonë. Shoferi iku me vrap. Unë s’kam parë në jetën time kështu. Tre fëmijë”, tregon një tjetër.

“Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Shteti duhet të marrë masa menjëherë. Ne të gjithë natën rrimë pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi”, tha një banori i zonës.

“Asnjë nuk ka ardhur në këtë zonë. Asnjë nuk na e hap telefonin. Edhe video i kemi çuar. Kur marrim policinë e zonës, ata thonë “merr një tjetër”. Ka qenë problematik. I kemi thënë gjithmonë “mos, mos””, tha një banori i lagjes.

“Ka edhe shumë veta të tjerë, janë bërë jetët e njerëzve si pula. Kështu do e fusin Shqipërinë në Europë këta. Fëmijët janë të lagjes”, tregon dëshmitari tjetër./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion